Ballina Bota

RAMALLAH – Vdes shefi i OÇP-së, Saëb Erakat

RAMALLAH, 10 nëntor /ATSH-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) dhe një prej figuarave më të njohura në mbarë botën, Saëb Erakat vdiq sot si pasojë e COVID-19, në moshën 65-vjeçare, theksoi presidenca palestineze.

“I prekur nga fibroza pulmonare, Saëb Erakat vdiq para pak kohësh në spitalin Hadassah, të Jeruzalemit, ku ai ishte shtruar që prej 18 tetorit”, deklaroi i njëjti burim.

Spitali, që e pranoi me kërkesë të Autoritetit Palestinez, e cilësoi në atë kohë si sfidë faktin për t’u përkujdesur për Erakat për shkak të problemeve pulmonare.

“Ai mbërriti në gjendje të rëndë duke iu nevojitur një asistencë dhe doza të forta oksigjenit”, kishte theksuar spitali pas mbërritjes së tij.

Erakat, një prej personaliteve palestineze më të njohura jashtë vendit, jetonte në qytetin e Jerikos, në Cisjordaninë e pushtuar nga Izraeli dhe ku jetojnë rreth 2,8 milionë palestinezë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve për rolin e dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK dhe të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri
Artikulli tjetërBRUKSEL – KE: Përdorimi i të dhënave nga Amazon shkel ligjin e BE-së për konkurrencën