TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ 25 488 këshillime janë dhënë nga inspektorët e taskforcës antiCOVID në të gjithë vendin për qytetarët të cilët janë gjetur në shkelje të masave për frenimin e përhapjes së virusit SARS-COV2.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka publikuar foto nga Gjirokastra ku inspektorët e ISHSH, ashtu si në gjithë Shqipërinë po këshillojnë qytetarët për mbrojtjen nga COVID-19 për rritur me tej sensibilizimin për zbatimin e masave antiCOVID, me qëllim parandalimin e infeksionit.
Në kushtet e pandemisë, sjellja individuale mbetet shumë e rëndësishme për ecurinë e infektimeve, me synim reduktimin e përhapjes dhe parandalimin e mbylljes. /j.p/r.e/





















