Ballina Flash

COVID-19 – Mbi 80% e pacientëve kanë mungesë të vitaminës D

MADRID, 28 tetor /ATSH-ANSA/ – Mbi 80% e pacientëve të shtruar në spital për Covid kanë një mungesë të vitaminës D, një lëndë ushqyese që është gjithashtu e rëndësishme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar, sipas studimit të botuar në ”Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism” të kryer në Spanjë.

Të dhënat, megjithëse lidhen me një spital të vetëm spanjoll, janë të rëndësishme sepse konfirmojnë studimet e mëparshme epidemiologjike sipas të cilave mungesa e vitaminës D është më e përhapur në vendet ku koronavirusi ka treguar agresivitet më të madh, duke shkaktuar më shumë vdekje.

Ekspertët zbuluan se mbi 8 në 10 pacientë të pranuar në spitalin spanjoll për Covid gjatë valës së parë të infeksioneve kishin mungesë të vitaminës D, veçanërisht burrat, të cilët përgjithësisht kanë një vdekshmëri më të lartë se gratë.

”Nëse roli mbrojtës i vitaminës D kundër Covid-19 konfirmohet, një qasje parandaluese mund të jetë shërimi nga mungesa e kësaj vitamine, veçanërisht tek individët më të ndjeshëm si të moshuarit, pacientët me sëmundje të tjera si diabeti dhe personeli shëndetësor”, përfundon Hernandez. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRiatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria/ Kim: E mrekullueshme kur i shikon të çliruar nga ISIS
Artikulli tjetërProjektbuxheti 2021/ Klosi: Shqipëria destinacion tërheqës turistik, cilësor dhe i qëndrueshëm