Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria/ Kim: E mrekullueshme kur i shikon të çliruar nga ISIS

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim reagoi sot lidhur me operacionin e shpëtimit nga kampi “Al-Howl” të 4 fëmijëve dhe një gruaje shqiptare.

“E mrekullueshme të shikosh këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se hapat e tjerë do të vijojnë”, tha Kim.

Ambasadorja theksoi se “qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur duhet, të përballen me drejtësinë”.

Pas negociatave humanitare me të gjitha palët e përfshira, katër fëmijë dhe një grua në gjendje jo të mirë shëndetësore, u evakuuan nga kampi Al-Howl dhe u kthyen dje në Shqipëri.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.