Ballina Flash

BOKS – Khabib i jep fund karrierës

ABU DABI, 26 tetor /ATSH-AA/ – Sportisti i njohur rus i arteve marciale të përziera, Khabib Nurmagomedov, i dha lamtumirën ringut pas ndeshjes të cilën ai e fitoi kundër amerikanit, Justin Gaethje dhe në të cilën mbrojti titullin e kampionit të botës për peshat e lehta.

Fituesi i 28 ndeshjeve në karrierën e tij, Khabib u përball mbrëmë me Gaethje i cili ka 22 fitore dhe 2 humbje në Flash Forum në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dabi.

Khabib, kampioni i parë mysliman i arteve marciale të përziera, mbrojti titullin kampion bote duke mundur kundërshtarin me një nokaut teknik në raundin e dytë.

Sportisti 32-vjeçar, i lindur në Dagestan, në muajin korrik humbi babain e tij, Abdulmanap Nurmagomedov nga koronavirusi (COVID-19). Pas ndeshjes, Khabib njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij aktive.

Duke vënë theksin se nuk dëshiron të vazhdojë rrugën pa babain e tij i cili në të njëjtën kohë ishte edhe trajner i tij, Khabib tha se “nëna ime nuk dëshironte që të ndeshesha pa babain. Asaj i premtova se kjo do të ishte ndeshja ime e fundit, ndërsa tani po mbaj premtimin”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë 26 tetor 2020
Artikulli tjetërSHBA 2020 – Mbi 58 milionë amerikanë kanë votuar paraprakisht