Ballina Bota

BRUKSEL – NATO forcon misionin e saj në Irak

BRUKSEL, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Aleatët e SHBA-së ranë dakord sot të forcojnë misionin e NATO-s në Irak dhe paralajmëruan Uashingtonin kundër një shkëputjeje të njëanshme atje dhe në Afganistan.

“Situata e sigurisë në Irak mbetet shqetësuese, por NATO është e gatshme të forcojë dhe shtrijë misionin e saj të trajnimit të forcave irakiane”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“NATO, aktualisht, ka një personel prej 500 personash në Irak, si pjesë e misionit të saj dhe është e gatshme të shtojë numrin e tyre dhe të zgjerojë përgjegjësitë e tyre në këshillim me autoritetet irakiane dhe me koalicionin global kundër Shtetit Islamik”, shtoi ai.

Pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, nga një sulm amerikan në fillim të janarit pranë Bagdadit, inati anti-amerikan në Irak e ka detyruar Uashingtonin të pezullojë operacionet e koalicionit ndërkombëtar dhe të kërkojë të zvogëlojë praninë e tij në vend ./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKreditimi i ekonomisë me bazë vjetore u rrit me 7%
Artikulli tjetërFOTOGALERI- Rindërtimi në Durrës/ Shkolla “Neim Babameto”, standarde europiane për mbi 1 mijë nxënës