LISBONË, 23 tetor /ATSH-AA/- Gara në Formula 1 këtë fundjavë do të mbahet në Portugali ndërsa pista ndërkombëtare Algavre do të presë të dielën garën e 12-të të sezonit 2020.
Gara do të zhvillohet në mbi 66 xhiro të pistës me gjatësi prej 4.6 kilometra në Portimao.
Xhiroja kualifikuese do të fillojë në ora 13:00 sipas kohës së Evropës Qendrore të shtunën ndërsa gara fillon në ora 13:10 sipas kohës së Evropës Qendrore të dielën.
Piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton me 7 fitoret e tij kryeson kampionatin me 230 pikë.
Ai pasohet nga shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas nga Finlanda i cili grumbulloi 161 pikë duke fituar dy gara këtë sezon.
Radhitja e pilotëve për vitin 2020:
- Lewis Hamilton (Britani e Madhe) 230
- Valtteri Bottas (Finlandë) 161
- Max Verstappen (Holandë) 147
- Daniel Ricciardo (Australi) 78
- Sergio Perez (Meksikë) 68
– Radhitja e konstruktorëve për vitin 2020:
- Mercedes 391
- Red Bull-Honda 211
- Racing Point 120
- McLaren 116
- Renault 114




















