Ballina Bota

SPANJË – Turizmi në pikiatë si pasojë e Covid-19

MADRID, 23 tetor /ATSH-ANSA/ – Vazhdojnë të dhënat negative mbi turizmin në Spanjë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas të dhënave të lëshuara sot nga Instituti i Statistikave Kombëtare (INE) dhe të raportuara nga media spanjolle, numri i netëve të hotelit të rezervuara nga turistët ka rënë me 78% në shtator krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Turizmi përfaqëson 12% të PBB-së spanjolle.

Në përgjithësi, rezervimet e hoteleve në nëntë muajt e parë të vitit ranë me 71% krahasuar me të njëjtin periudha e vitit të kaluar.

Nivelet më të larta në shtator u regjistruan në rajonet veriore si  Cantabria dhe Asturias përkatësisht me 37% dhe 35%.

Një dritë shprese për Spanjën arriti dje kur Britania e Madhe dhe Gjermania hoqën paralajmërimet ndaj udhëtimeve në Ishujt Kanarie.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta kthen për rishqyrtim në Kuvend dhe çon në Venecia ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Artikulli tjetërLandfilli i Sharrës, nga një bombë ekologjike në një park të gjelbëruar/ Rama: Nuk ka shërim kush i ka sytë dhe s’do të shikojë