TIRANË, 11 korrik/ATSH/- Ministria e Arsimit po vijon me plotësimin e dëftesës së lirimit, si dhe të dëftesave të tjera të arsimit parauniversitar.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla informoi nxënësit dhe prindërit se, pas përfundimit të plotësimit të certifikatave dhe diplomave për maturantët, po vijohet me plotësimin e dëftesës së lirimit, si dhe të dëftesave të tjera të arsimit parauniversitar.
Ndërkaq, Nikolla solli në vëmendje korrigjimin që i është deftesës së lirimit pas një lapsusi, ndërsa i kujtoi deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, pas denoncimit publik të bërë nga ana e tij, se Ministria e Arsimit e ka konstatuar më parë dhe ka marrë masat për korrigjim.
“Mbetemi shumë të dëshiruar që kjo vëmendje të jetë për të ndërtuar alternativë sfiduese politikash arsimore dhe jo turravrap kënaqësie për të etiketuar një institucion me njerëz të përkushtuar. Mungesa e alternativës është problem dhe jo një problem teknik i një numri rendor në një dëftesë të pashpërndarë”, shkruan Ministrja, në reagimin e saj në rrjetin social “Facebook”.
z.tosku//m.m/













