Ballina Bota

BRUKSEL – Macron: Kompromis për zhbllokimin e buxhetit dhe planit të rimëkëmbjes

BRUKSEL, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri thirrje sot për një frymë kompromisi me qëllim zhbllokimin e negociatave për buxhetin europian dhe planin e rimëkëmbjes, pas takimit të njëzet e shtatë në Bruksel.

“Është e rëndësishme që të gjithë të punojmë së bashku për të ndërtuar kushtet për arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron në një konferencë për shtyp.

“Në një kontekst shumë të zymtë ekonomik dhe të ballafaquar me valën e dytë të epidemisë, ka të ngjarë që të na duhet ta ripërcaktojmë përgjigjen e orkestruar “, shtoi ai

Liderët europianë miratuan në korrik një plan stimulimi prej 750 miliardë eurosh për të dalë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19.

Ky plan mbështetet nga një buxhet europian prej 1,074 miliardë eurosh për 2021-2027, aktualisht i pezulluar nga eurodeputetët./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga një bombë ekologjike, në park me 10 mijë pemë/ Veliaj: Ndryshimi në Sharrë si nata me ditën; PD-ja është kthyer në parti gjobëvënëse
Artikulli tjetërITALI – Rekord i ri ditor i COVID-19, mbi 10 000 raste të reja