KIEV, 15 mars /ATSH-AFP/ – Parlamenti ukrainas emëroi sot pas disa muaj zvarritjeje guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Ukrainës (BQU), një vendim i përshëndetur nga FMN-ja dhe BERZH.
Gjatë seancës parlamentare, 247 deputetë nga një minimum i kërkuar prej 226 votash, miratuan kandidaturën e Iakiv Smolii, i cili deri më tani ka mbajtur postin e zëvendësguvernatorit të BQU-së dhe drejtonte në mënyrë të përkohshme institucionin që prej dorëheqjes në muajin maj të paraardhëses së tij, Valeria Gontareva.
”Përpara votimit të deputetëve, Smolii 57 vjeç premtoi vijimin e politikës së Gontarevas për të ruajtur stabilitetin financiar, inkurajuar rritjen ekonomike si dhe për të integruar sistemin financiar ukrainas me atë të Europës”, deklaroi ai.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), mbështetja financiare e të cilit është vendimtare për vendin që sapo ka dalë nga një krizë e thellë ekonomike, mirëpriti emërimin e Smoliit./
/v.b/























