Ballina Aktualitet

Kuvendi miraton 6 projektligje

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e sotme plenare 6 projektligje që ishin në rendin e ditës.

Kështu Kuvendi miratoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar”” me 92 vota pro, 10 kundër dhe 6 abstenime.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”” me 90 vota pro, 10 kundër dhe 6 abstenime.

Kuvendi gjithashtu miratoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10221, datë 04.02.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi” me 95 vota pro, 6 kundër dhe 5 abstenime.

Kuvendi miratoi sot edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” të ndryshuar”” me 100 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për metrologjinë” me 89 vota pro, 13 kundër dhe 6 abstenime.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike e të kënaqësisë, me motor me fuqi mbi 30 kv ose 40.8 kf dhe tonazh nën 150 GT”, me 84 vota pro, 14 kundër dhe 10 abstenime. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – OBSH: Zhvillimi i situatës në Europë nga COVID-19 shumë shqetësues
Artikulli tjetërRritën çmimet për maskat dhe dezifektantët/ Autoriteti i Konkurrencës gjobit 24 depo farmacish