Ballina Bota

COVID-19 – Belgjika forcon masat kundër virusit

BRUKSEL, 6 tetor /ATSH-DPA/ – Belgjika ka forcuar masat e saj antiCOVID-19 në mes të rritjes së rasteve të reja të infektimit në vend.

“Situata e koronavirusit në vendin tonë është serioze dhe shqetësuese”, shkroi kryeministri Alexander De Croo në Twitter.

“Përhapja e virusit po përshpejtohet. Ne duhet ta ndalojmë atë”, shtoi ai.

De Croo njoftoi se rregullat e reja dpo të hyjnë në fuqi të premten dhe, fillimisht, është vendosur të aplikohen për një muaj.

Sipas rregullave të reja, në restorante e lokale lejohen të ulen vetëm katër persona në një tryezë dhe këto mjedise do të mbyllen pas orës 23:00.

Kryeministri belg rekomandoi me forcë punën nga shtëpia./ /ervo/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZVICËR – OBT: Tregtia botërore do të rimëkëmbet më ngadalë nga sa pritej
Artikulli tjetër“Basha i dha vetes leje për kat shtesë”/ Veliaj nxjerr blof kreun e PD, tregon bisedën me administratoren e pallatit të Bashës