Ballina Bota

BELGJIKË – De Croo thirrje opozitës për bashkëpunim

BRUKSEL, 3 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri i ri i Belgjikës, Alexander De Croo i bëri thirrje opozitës të kapërcejë mosmarrëveshjet e saj dhe të punojnë së bashku për të çuar vendin përpara, sipas agjencisë së lajmeve Belga.

“Unë nuk mendoj se opozita është kaq larg larg qëllimeve tona”, tha De Croo, cituar nga agjencia.

Një nga përparësitë kryesore për qeverinë e re është lufta kundër krizës së COVID-19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë belge, pas bllokimit mbarëkombëtar për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Koalicioni liberal flamand u betua të enjten, një ditë pasi shtatë partitë ranë dakord për një qeveri të re, 16 muaj pas zgjedhjeve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj-Stublla: Jemi zotuar për ngritjen e një fondi për shqiptarët në Mal të Zi
Artikulli tjetërOAK përshëndet vendimin për liberalizim të tregut të punës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë