Ballina Bota

BEJRUT – Bisedime Liban-Izrael për kufijtë e diskutueshëm

BEJRUT, 1 tetor /ATSH-AFP/ – Libani dhe Izraeli njoftuan sot nisjen e bisedimeve, nën ndërmjetësimin e OKB-së, për kufijtë e tyre të diskutueshëm detarë dhe tokësorë, një marrëveshje historike midis dy vendeve teknikisht në luftë, sipas Uashingtonit.

“Në lidhje me çështjen e kufijve detarë, takimet do të mbahen vazhdimisht në selinë e Kombeve të Bashkuara në Naqoura”, tha kryetari i Parlamentit libanez, Nabih Berri, në një konferencë për shtyp.

“Takimet do të mbahen nën kujdesin e Zyrës së Koordinatorit Special të OKB-së për Libanin (UNSCOL)”, shtoi ai.

Sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, marrëveshja për bisedime është rezultat i gati tre viteve përpjekjeve të forta diplomatike nga Uashingtoni

Asnjë datë nuk është njoftuar nga kreu i Parlamentit libanez për fillimin e negociatave ose mbi modalitetet e bisedimeve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNënstacioni i ri i Kombinatit, furnizim për afro 120 mijë banorë/ Një tjetër shembull domethënës i transformimit që vazhdon në sistemin elektroenergjetik
Artikulli tjetërVeliaj: Partia Socialiste meriton mandatin e tretë