Ballina Bota

TURQI – Erdogan: I gatshëm për dialog me Greqinë

STAMBOLL, 30 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti turk, Recep Tayyp Erdogan në një letër dërguar drejtuesve të BE-së një ditë para Këshillit Europian, ku do të diskutohet për tensionet në Mesdheun Lindor dhe sanksionet e mundshme kundër Ankarasë, theksoi se ishte i gatshëm për një dialog me Greqinë pa kushte paraprake.

Në mesazhin drejtuar krerëve të institucioneve në Bruksel dhe presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të BE-së, me përjashtim të Greqisë dhe Qipros, presidenti turk nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve BE-Turqi dhe progreset e realizuara në këtë drejtim nën qeverisjen e tij.

“Së fundi, marrëdhëniet tona janë përballur me sfida të reja, në sfondin e zhvillimeve në Mesdheun Lindor”, shkruan Erdogan duke theksuar si objektiv kryesor të Turqisë delimitimin e zonave të juridiksionit detar në mënyrë të drejtë.

“Gjetja e një zgjidhjeje paqësore dhe të drejtë për problemet në Mesdheun Lindor është përgjegjësia jonë e përbashkët”, përfundon presidenti turk./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBizneset afat 1 muaj për përditësimin e të dhënave
Artikulli tjetërKLP cakton ish-kryeprokuroren Arta Marku drejtuese në Prokurorinë e Apelit Tiranë