Ballina Flash

Poroshenko pozitiv me COVID-19

KIEV, 29 shtator /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko njoftoi sot se ishte testuar pozitiv për COVID-19, ndërkohë që situata epidemike në vendin e tij vazhdon përkeqësimin.

“Kam marrë një rezultat pozitiv për testin e COVID-19”, shkroi ai në Twitter.

Poroshenko, 55 vjeç, vuan nga diabeti, gjë që rrit potencialisht rrezikun e simptomave të rënda dhe komplikimeve.

Ai tha se aktualisht po mjekohet në shtëpi dhe se ka anuluar udhëtimet e tij rajonale për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 25 tetorit.

Ukraina po përballet me një përhapje të përshpejtuar të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, me rreth 3 000 raste të reja të regjistruara në ditë, në krahasim me rreth 800 në korrik./ /ervo/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – De Blasio: Gjobë për personat që nuk mbajnë maska mbrojtëse
Artikulli tjetërFOKUS – Merkel kërkon masa të reja kufizuese kundër COVID-19