Ballina Bota

GJERMANI – Destatis: Inflacioni sërish nën zero

BERLIN, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Inflacioni në Gjermani ra në -0,2% në shtator, duke kaluar në territor negativ për të dytën herë këtë vit, tha sot Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

“Inflacioni vjetor në ekonominë më të madhe të Europës vazhdon të mbetet shumë larg objektivit të Bankës Qendrore Europiane prej -2%”, sipas raportit të zyrës së statistikave.

Destatis tha se niveli negativ i inflacionit i atribuohet, ndër të tjera, uljes të tatimit mbi vlerën e shtuar, e futur në fillim të korrikut nga qeveria gjermane, në një përpjekje për të nxitur ekonominë, pas recesionit të thellë për shkak të pandemisë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak10 vjet pa taksa për futbollistët nuk funksionon/ Ent i pavarur nga qeveria
Artikulli tjetërDepozitat arritën në 1.07 trilion lekë në fund të gushtit