TIRANE, 7 korrik /ATSH/ -Mëngjesin e sotëm fshati Rrape në Pukë është përfshirë nga një stuhi breshëri në përmasa të frikshme.
Sipas banorëve reshjet intensive të breshërit kanë zgjatur për rreth dhjetë minuta.
Si pasojë e breshërit janë shkaktuar dëme kolosale në bujqësi. Të gjithë të mbjellat, përfshirë dhe frutorët e farogjerët kanë pësuar dëmtime masive dhe të parikuperueshme.
Bashkia Pukë ka ngritur një grup pune për identifikimin e dëmeve në terren. Deri tani rezulton se në fshatin Memaj janë dëmtuar 10 dynym të mbjella me misër dhe fasule,1 dynym perime, 5 dynym pemtari dhe vreshta.
Në fshatin Rrape janë dëmtuar 8 dynym të mbjella me miser dhe fasule, 1 dynym perime, 7 dylym pemtari dhe vreshta./e.malaj/ /a.g/





















