Ballina Flash

COVID-19 – Gjenetika ofron një dritë të re

ROMË, 28 shtator /ATSH-ANSA/ – Zbulimi se ekziston një bazë gjenetike në 15% të rasteve është një hap i madh për të ardhmen e terapisë Covid-19, deklaroi Giuseppe Novelli, nga Laboratori i Gjenetikës Mjekësore të Universitetit të Romës Tor Vergata, botuar në revistën ”Science”.

Sipas studimit 15% e rasteve më serioze të Covid-19 janë të lidhura me një defekt gjenetik që parandalon ose kufizon prodhimin e interferoni i tipit I, një nga armët kryesore me të cilat sistemi imunitar reagon ndaj viruseve.

“Për herë të parë Covid-19 ka një bazë që ne jemi në gjendje ta kuptojmë”, theksoi Novelli, i cili është ndër autorët e studimit të parë kushtuar gjenetikës, ndërsa studimi i dytë ka të bëjë me analizën imunologjike.

Studimet janë të koordinuara nga Jean-Laurent Casanova, nga Universiteti Rockefeller dhe i kryer nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gjenetikës, Covidhge.

“Tani e dimë që ata me sëmundjen më të rëndë nuk janë në gjendje të prodhojnë të gjithë ose një pjesë të interferonit dhe tani është e mundur të identifikojmë se kush është më i rrezikuar në mesin e pacientëve”, shtoi Novelli.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohen propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Gjiknuri: Drafti i PS i mbështetur në modelet europiane
Artikulli tjetër400 vende të lira për Patrullë të Përgjithshme/ Vijon testimi fizik i aplikantëve