Ballina Bota

GJERMANI – Spahn: Evitoni pushimet jashtë vendit gjatë vjeshtës dhe dimrit

BERLIN, 25 shtator /ATSH-ANSA/ – Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, këshillon qytetarët gjermanë që të mos udhëtojnë jashtë vendit për vjeshtën dhe dimrin, në dritën e rritjes së rasteve të koronavirusit në Gjermani.

“Ju gjithashtu mund të kaloni pushimet tuaja brenda të vendit”, theksoi Spahn duke folur për ZDF-në.

Ministri vuri në dukje se rritja e rasteve në Gjermani ka filluar pikërisht me kthimet nga pushimet nga jashtë vendit.

”Qeveria nuk rekomandon udhëtime të panevojshme në zonat me rreziqe të mëdha”, shtoi ai.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Nuk ka qarqe të pamundura”/ Kodheli: Investime ka nga veriu në jug, shpresoj në një gjykim pozitiv nga qytetarët
Artikulli tjetërShqipëri-Ukrainë/ Së shpejti, Komiteti i Parë i Përbashkët Ekonomik mes dy vendeve