Ballina Bota

GJERMANI – Navalny lë spitalin pas helmimit në Rusi

BERLIN, 23 shtator /ATSH-ANSA/ – Lideri rus i opozitës Alexey Navalny doli nga spitali ”Berlin Charité”, ku ai u shtrua pas helmit në Tomsk.

”Pas 32 ditëve të shtrimit në spital, 24 prej të cilave kaluan në kujdes intensiv, kushtet e disidentit rus janë përmirësuar deri në atë pikë sa trajtimi mjekësor përfundoi dhe pacienti u lirua dje nga spitali në kryeqytet. Ne besojnë se një shërim i plotë është i mundur”, lexohet në deklaratën e spitalit.

“Çdo pasojë afatgjatë e helmimit të rëndë mund të vlerësohet vetëm me kalimin e kohës,” shtuan mjekët.

Navalny u pranua në ”Berlin Charitè” më 22 gusht, ku ai ishte transferuar nga Rusia me dëshirën e gruas së tij.

Helmimi me substancën Novichok u kostatua në Gjermani, gjë që u konfirmua më pas nga laboratorët në Suedi dhe Francë.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBarra e taksave për 110 mijë sipërmarrje të vogla e zeruar si në asnjë vend të rajonit
Artikulli tjetër20 mijë të ripunësuar prej 33 mijëve që humbën vendin e punës gjatë pandemisë, paga minimale shkon 30 mijë lekë