FIRENCE, 11 shtator /ATSH-AA/ – Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e nëntë të sezonit që do të zhvillohet në Itali.
Gara e nëntë e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të zhvillohet sërish në Itali.
Gara me 59 xhiro në pistën e gjatë 5,2 kilometra do të zhvillohet në Firence.
Piloti i ekipit Mercedes që është lider në kampionat, Lewis Hamilton ka fituar 5 herë ndërsa shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, piloti i Red Bull, Max Verstappen dhe i AlphaTauri, Pierre Gasly kanë fituar nga një herë.
Pesë renditjet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve përpara Çmimit të Madh të Italisë janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 164 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 117
3. Max Verstappen (Holandë): 110
4. Lance Stroll (Kanada): 57
5. Lando Norris (Britani e Madhe): 57
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 281
2. Red Bull: 158
3. McLaren: 98
4. Racing Point: 82
5. Renault: 71./ /os/





















