Ballina Bota

PARIS – Attal: Franca po përgatitet për të gjithë skenarët e post Brexit

PARIS, 9 shtator /ATSH-AFP/ – Franca po përgatitet për të gjithë skenarët rreth Brexit-it dhe, si Gjermania, i bën thirrje Britanisë së Madhe të respektojë plotësisht marrëveshjen e daljes nga BE, tha sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal.

“Ne jemi gati të negociojmë në mirëbesim, por për këtë duhen dy palë”, shtoi ai, ndërkohë që negociatat BE-BM rinisën nën një klimë të tensionuar, për shkak të vullnetit të Londrës për të rishikuar disa angazhime.

“Në këtë kontekst, po përgatitemi për të gjithë skenarët, por ne mendojmë që t’i vazhdojmë bisedimet me Michel Barnier-in”, vazhdoi zëdhënësi.

BE-ja do të kërkojë një takim urgjent me britanikët, pas botimit të sotëm të një projektligji që vë në pikëpyetje rregullimet doganore në lidhje me Irlandën e Veriut./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Çfarë bëri Turi?”/ Rreth 12 mijë maturantë dhanë përgjigjen e saktë
Artikulli tjetërPrezantohet skuadra “Shqiponja” në Durrës/ Lleshaj apel të rinjve: Bashkohuni me Policinë e Shtetit për të luftuar krimin kibernetik