Ballina Lajme nga Vendi

Sigurohet 100% Herceptina për gratë me kancer gjiri

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ – Për të gjitha gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit është bërë i mundur sigurimi 100% dhe shpërndarja e Herceptinës.

Në Shërbimin Onkologjik në QSUT është bërë i mundur vazhdimi i furnizimit pa ndërprerje dhe shpërndarja e Herceptinës për të gjitha pacientet që kanë nevojë për këtë medikament.

Prej disa muajsh, pacientet e kanë marrë rregullisht Herceptinën në këtë shërbim, bazuar në protokollet e mjekimit dhe listat e mirëpërcaktuara nga mjekët onkologë. Për të patur një menaxhim korrekt dhe efikas të këtyre barnave, me qëllim që të mos ketë mbetje e teprica që nuk përdoren, pacientet janë orientuar në data të caktuara për të kryer kemio-terapinë intravenoze, gjithmonë në respekt të protokolleve mjekësore.

Drejtoria e QSUT ka reaguar duke hedhur poshtë të gjitha aludimet e pabaza për afera korruptive për barnat e shtrenjta, pasi sipas QSUT, kjo e fundit ka një sistem identifikimi të pacientëve që marrin këto barna duke bërë njoftimet e tyre sipas afateve të terapisë dhe protokolleve mjekësore në koordinim me mjekët.

“Medikamenti Herceptinë për herë të parë është siguruar 100%, duke garantuar trajtimin e të gjithë grave që vuajnë nga kanceri i gjirit, të cilat kanë nevojë për këtë mjekim”, thuhet zyrtarisht nga QSUT. /z.tosku//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInflacioni drejt objektivit, regjistroi vlerën 2.1% në muajt prill e maj
Artikulli tjetërNormat e ulëta të interesit nxitje për kreditimin