TOKIO, 28 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri nacionalist, Shinzo Abe, 65 vjeç, parashikon të njoftojë sot qëllimin e tij për dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore, konfirmojnë disa media japoneze pa cituar burimet.
Ballina Bota

Sipas stacionit të televizionit publik NHK, kreu i qeverisë, i përballur me ish-sëmundjen kronike intestinale, ka shprehur qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen për të shmangur një tranditjen e skenën politike kombëtare.
“Ai do të njoftojë vendimin gjatë një takimi duke nisur nga ora lokale 15:00 të formacionit të tij politik, Partia Liberal-Demorkate (PLD), ku ai është president”, sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo”.
Dorëheqja e tij do të jetë një tronditje në jetën politike japoneze, ndërkohë që ai nuk ka një pasardhës evident brenda partisë së tij.
Nacionalisti dhe pragmatisti Shinzo Abe, 65 vjeç, kishte thyer kohët e fundit rekordin absolut të jetëgjatësisës si kryeministër i Japonisë, duke i mbijetuar shumë skandaleve para se të përballej me një shëndet të brishtë./ /ec/