Ballina Bota

SPANJË – Sanchez njofton përdorimin e ushtrisë për luftën kundër COVID-19

MADRID, 25 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi sot përdorimin e ushtrisë për të ndihmuar rajonet për të luftuar kundër shpërthimit të rasteve të reja me COVID-19. 

“Qeveria spanjolle do të vendosë në dispozicion të rajoneve, efektivët e forcave të ushtrisë për të realizuar gjurmimin e rasteve”,  theksoi ai gjatë një fjalimi televiziv  duke shtuar se 2 000 ushtarë do të angazhoheshin për këtë nismë.

Mungesa e burimeve njerëzore në rajonet më të prekura është veçuar në Spanjë si një nga arsyet e rifillimit të fortë të epidemisë.

Sanchez nënvizoi përveç të tjerave se rajonet mund t’i kërkonin qeverisë qendrore aplikimin në të gjithë ose disa pjesë të territorit të një gjendje tjetër të jashtëzakonshme, një regjim që lejon në veçanti kufizimin e qarkullimit.

Ky instrument juridik mundësoi për Madridin të vendosë në mes të muajit mars në të gjithë vendin një prej kufizimeve më strikte në botë, që u hoq në fund të qershorit./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – OBSH: Epidemia është ngadalësuar në shumicën e rajoneve
Artikulli tjetërFINLANDË – “Finnair” shkurton deri në 1 000 vende pune