Ballina Bota

RIGA – Letonia dhe Lituania karantinë për mbërritjet nga Gjermania

RIGA, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Udhëtarët nga Gjermania, që mbërrijnë në Letoni dhe Lituani, do të duhet të kalojnë një karantinë 14-ditore duke filluar nga e hëna, njoftuan autoritetet e dy vendeve baltike.

Gjermania u shtua të premten në mbrëmje në listën e vendeve që konsiderohen me rrezik më të lartë infeksioni, duke pasur parasysh numrin në rritje të rasteve në vend.

Sipas këtyre vendeve, shkalla e infeksionit në Gjermani u rrit mbi nivelin e 16 rasteve për 100 000 banorë, në 16,5, duke detyruar marrjen e masave të reja.

Në Estoni, shtetasit gjermanë nuk e kanë të detyrueshme t’i nënshtrohen karantinës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMonitorimi i zonave të mbrojtura/ Shtohet numri i pelikanëve në Liqenin e Prespës
Artikulli tjetërBino: Koronavirusi nuk e ka ndryshuar virulencën, janë siguruar gati 400 mijë doza vaksine për gripin stinor