Ballina Bota

MV – Talat Xhaferi zgjidhet kryetar i Kuvendit

SHKUP, 21 gusht /ATSH-MIA/ – Me 62 vota pro dhe 43 kundër, Talat Xhaferi u zgjodh sot kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas marrjes së mandatit katërvjeçar si kryetar i Dhomës së deputetëve, Xhaferi bëri edhe deklaratën e tij të betimit, duke hyrë kështu menjëherë në funksion.

Deputetët e VMRO-DPMN, të cilët votuan kundër, u larguan nga salla e Kuvendit pas votimit, ndërsa deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk morën pjesë në votim./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Dekorata e Flamurit Kombëtar” për vëllezërit e shquar të Rilindjes Kombëtare, Naim, Abdyl dhe Sami Frashëri
Artikulli tjetërManastirliu në qendrën e re shëndetësore në Kombinat: Kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit