Ballina Bota

BEJRUT – SHBA: Hetime transparente për shpërthimin në port

BEJRUT, 16 gusht /ATSH-ANSA/ – Diplomacia amerikane ka kërkuar një hetim transparent dhe të besueshëm për shpërthimin e 4 gushtit në portin e Bejrutit, ndërsa disa hetues të FBI po i drejtohen Libanit për të ndihmuar autoritetet lokale.

“Ne duhet të sigurohemi që ka një hetim të plotë, transparent dhe të besueshëm”, deklaroi zëvendëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështjet Politike, David Hale, pikërisht në vendin e shpërthimit, që ka shkaktuar deri tani vdekjen e 179 personave dhe plagosjen e mijëra të tjerëve.

Diplomati i lartë, David Hale shtoi se agjentë nga Byroja Federale e Hetimit do të mbërrinin gjatë fundjavës, me ftesë të autoriteteve libaneze, dhe do të ndihmonin në përcaktimin e rrethanave të këtij shpërthimi./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSituata në Kakavijë/ Meta: Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme
Artikulli tjetërShkelje e masave antiCOVID në bare e restorante/Policia gjobit me nga 1 milion lekë 15 pronarë, mbyllen për 6 muaj 4 prej tyre