Ballina Flash

Xhaçka në Kakavijë, takime me autoritetet vendore

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mbërriti në Kakavijë, ku u takua me kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe Dropullit, prefektin dhe drejtuesit e Policisë së qarkut.

Ministrja Xhaçka dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ndodhen në pikën kufitare të Kakavijës, pas fluksit të shtuar të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar.

Ndërkohë efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të FA në Gjirokastër dhe një automjet i posaçëm me 10 mijë litra ujë si dhe ekipe mjekësore po u vijnë në ndihmë qytetarëve të bllokuar.

Në Kakavijë dhe Kapshticë u krijuan radhë të gjata pritje të qytetarëve dhe automjeteve për të kaluar në Greqi, pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetizolim 7-ditor nga data 17 gusht dhe certifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria në Greqi.

Shkak i radhëve në kufi u bë edhe orari i kufizuar nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës dhe atë të Kapshticës./m.m//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis puna për ndërtimin e shkollës së re “Andrea Stefani” në zonën e Astirit, Veliaj: 2021, viti rekord i hapjes së shkollave të reja
Artikulli tjetërXhaçka drejt Kakavijës, dërgohen edhe ekipe mjekësore në ndihmë të qytetarëve