BEJRUT, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Protestuesit, të udhëhequr nga oficerë në pension, sulmuan sot në mbrëmje shtabin e Ministrisë së Jashtme në Bejrut, duke e shpallur atë Selinë e Revolucionit.
“Ne kemi marrë nën kontroll Ministrinë e Jashtme, tani Selia e Revolucionit”, tha në një deklaratë, gjenerali në pension, Sami Rammah, para rreth 200 personave që bërtisnin “Revolucion”.
Në të njëjtën kohë, protestuesit e tjerë sulmuan Ministrinë e Ekonomisë, atë të Energjisë dhe selinë e Shoqatës së Bankave, në vazhdën e një demonstrate kundër autoriteteve, së cilës i atribuohet përgjegjësia e shpërthimi vdekjeprurës në portin e Bejrutit të martën.
Protestuesit shpalosën dy parulla të mëdha të kuqe në hyrje të vilës tradicionale, që pësoi dëme nga shpërthimi i së martës, njëra “Bejruti, kryeqyteti i revolucionit” dhe tjetra “Bejruti, qytet pa armë”./ /ervo/























