Ballina Bota

COVID-19 – Izraeli fillon testimin e vaksinës

TEL AVIV, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Izraeli do të fillojë testimin te njerëzit të vaksinës së tij kundër Covid-19 në mes të tetorit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz bëri njoftimin e sipërcituar, pas vizitës në Institutin për Kërkime Biologjike, në Nes Ziona, pranë godinës së kësaj ministrie.

“Ne do të fillojmë testet te njerëzit, pas festave hebraike që këtë vit mbarojnë më 10 tetor”, deklaroi Gantz.

Gjatë vizitës në këtë institut, Gantz u informua për përparimet e fundit mbi zhvillimin e vaksinës dhe antitrupave ndaj koronavirusit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria publike në Shqipëri, në parametrat më të mirë historikë
Artikulli tjetërKosovë/16 humbje jete dhe 196 raste të reja me COVID-19