Ballina Bota

GJERMANI – Teste të detyrueshme për udhëtarët nga zonat e rrezikut

BERLIN, 6 gusht /ATSH-DPA/ – Gjermania njoftoi se nga dita e shtunë do të kryejë teste të detyrueshme për koronavirusin për udhëtarët nga ato që qeveria përcakton si zona me rrezik të lartë.

”Të gjithë pasagjerët që vijnë nga zonat e konsideruara me rrezik të lartë do t’ju kërkohet të bëjnë një test të detyrueshëm pas mbërritjes në Gjermani”, deklaroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Më parë, udhëtarëve nga zonat me rrezik të lartë mund t’u kërkohej nga landet gjermane që të shkonin në izolim prej 14 ditësh pas mbërritjes, por testimi mbetej vullnetar.

Gjermania po përditëson vazhdimisht listën e zonave me rrezik të lartë për të mbuluar rajone dhe vende të tëra brenda dhe jashtë Bashkimit Europian./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ujë 24 orë për Dukatin e Ri”/ Projekti përfundon brenda 2 muajsh, përmirësohet jeta e komunitetit
Artikulli tjetërCOVID-19- Pensioni në shtëpi/ Posta Shqiptare publikon formularin që duhet plotësuar