“Ujë 24 orë për Dukatin e Ri”/ Projekti përfundon brenda 2 muajsh, përmirësohet jeta e komunitetit


TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli monitoroi ecurinë e punimeve në projektin që garanton furnizim 24 orë me ujë të pijshëm në gjithë Dukatin e Ri.

Leli tha se “projekti i financuar nga Banka Gjermane, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Vlorës, do të përfundonte në shtator, por ndalesa që i bëri COVID-19 projekteve të çdo lloji, pengoi rrjedhën normale të punimeve”.

“Aktualisht, specialistët më shpjeguan se jemi në fazën e testimit të linjave të reja, ndërsa projekti do të jetë i përfunduar brenda dy muajsh”, tha Leli.

Sipas tij, “punë të këtyre përmasave, që përmirësojnë jetën e një komuniteti të gjerë, do të ketë në vazhdimësi”.

Deri tani janë realizuar rreth 34.5 km linjë./m.m//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.