Ballina Flash

SOFT NEWS – As… pica?

LONDËR, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Rrjeti britanik i restoranteve ”PizzaExpress” tha sot se po planifikonte të mbyllte gati 70 restorante në Britaninë e Madhe, çka rezulton në humbjen e deri 1 100 vendeve të punës.

Masa u detyrua nga pandemia e koronavirusit të ri dhe përpjekjet për të ristrukturuar borxhet e saj të mëdha.

“Ky vendim është shumë i vështirë. Sidoqoftë, kundër sfondit aktual të pashembullt, ‘PizzaExpress’ beson se zvogëlimi i madhësisë së pasurisë së tij do ta ndihmojë atë për të mbrojtur 9 000 vende të tjera pune”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

E themeluar në vitin 1965, kompania ka 449 restorante në Britaninë e Madhe dhe gjithashtu operon restorante në disa vende të tjera.

Kompania mbylli të gjitha restorantet e saj britanike më 23 mars, pas bllokimit të urdhëruar nga qeveria, por shumë prej tyre janë rihapur kohët e fundit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPAK u sekuestron pasuritë dhe dërgon për gjykim Astrit Beqirin dhe Dhimitri Shkodranin
Artikulli tjetërShkelën masat antiCOVID, 8 masa administrative për individë dhe subjekte