BRUKSEL, 29 korrik /ATSH-DPA/- Politikanët kryesorë të BE-së nisën sot një përpjekje për të bindur Parlamentin Europian të nënshkruajë paketën e rënë dakord prej 1,8 trilionë eurosh (2,1 trilionë dollarë) për një buxhet dhe fond stimulimi, me bisedime që priten të jenë potencialisht të ashpra në javët e ardhshme.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen zhvilloi bisedime telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, vendi i së cilës mban presidencën e rradhës së BE-së dhe me presidentin e legjislaturës së BE-së, David Sassoli.
“Qëllimi i telefonatës ishte të mundësonte një adoptim të shpejtë të planit historik të përbashkët ekonomik, i arritur gjatë një samit katërditor javën e kaluar, duke rënë dakord për një axhendë të takimeve të ardhshme”, tha von der Leyen.
Në një rezolutë të mbështetur nga një shumicë dërrmuese e deputetëve, PE hodhi poshtë marrëveshjen në formën e saj aktuale, duke bërë thirrje për ndryshime në ato që thotë se janë propozime të dobëta për taksat e nivelit të BE-së dhe një mekanizëm që lidh hyrjen në fonde me pajtimin e ligjit./ /ervo/






















