Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni vendos karantinën për mbërritjet 

UASHINGTON, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Autoritetet në Uashington njoftuan sot vendosjen e një karantinë 14-ditore për mbërritjet nga 27 shtete amerikane të konsideruara me rrezik të lartë, për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri në to.

“Këto janë shtete që kanë një mesatare shtatëditore të rasteve të reja ditore prej të paktën 10 raste për 100 000 banorë, me përjashtim të Virxhinias dhe Marilendit. Florida, Kalifornia, Teksasi dhe Delaueri preken veçanërisht nga kjo masë”, tha bashkia e qytetit në një deklaratë.

Ky dekret i kryebashkiakes, Muriel Bowser, hyn në fuqi nga sot për të gjithë personat, të cilët kanë udhëtuar për arsye jothelbësore. Këta do të duhet të qëndrojnë në shtëpinë ose hotelin e tyre dhe të dalin vetëm për takime të detyrueshme mjekësore ose për të marrë ushqim.

Të tjerët duhet të kujdesen për ndonjë simptomë dhe të kufizojnë sa më shumë kontaktet e tyre./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhja e kreut të BKH-së/ Ambasadorja Kim: Hap përpara për reformën në drejtësi, gur gur bëhet mur
Artikulli tjetërGJERMANI – Spahn: Teste COVID-19 të detyrueshme për udhëtarët nga zonat e kuqe