GJERMANI – Spahn: Teste COVID-19 të detyrueshme për udhëtarët nga zonat e kuqe

BERLIN, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Udhëtarët që kthehen në Gjermani nga zona që aktualisht janë me rrezik të lartë për COVID-19 duhet të testohen në të ardhmen, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Unë do të shfrytëzoj fuqinë time për të detyruar testin për ata që vijnë nga zonat me rrezik të lartë”, theksoi ai.

Organi zyrtar i Gjermanisë për Kontrollin e Sëmundjeve, Instituti “Robert Koch” raportoi 340 raste të reja të koronavirusit gjatë një dite të vetme, duke u bazuar në të dhëna jo të plota.

Që nga fillimi i pandemisë, të paktën 205 609 persona në Gjermani kanë rezultuar pozitivë me COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.