Ballina Bota

RUSI – Samit Putin-Trump më 16 korrik

MOSKË, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump do të takohen më 16 korrik në Helsinki në samitin e parë dypalësh, që parashikon përmirësimin e marrëdhënieve shumë të përkeqësuara mes Moskës dhe Uashingtonit, njoftoi sot Kremlini.

”Gjatë këtij takimi do të diskutohet për gjendjen aktuale dhe perspektivat për zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane si dhe për çështjet kryesore ndërkombëtare”, theksoi Kremlini në një komunikatë.

Presidenti amerikan, Donald Trump është takuar deri tani me homologun rus vetëm në kuadër të takimeve ndërkombëtare./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPODGORICË – Markoviç: Mali i Zi nuk do të kthehet në një kamp refugjatësh
Artikulli tjetërEKON – Pekini publikon librin e bardhë ‘’Kina dhe OBT-ja’’