KOPENHAGË, 9 korrik /ATSH-DPA/ – Nga e shtuna, Danimarka do të hapë udhëtimet në dhe nga rajoni jugor suedez i Skanes, njoftoi sot Ministria e Jashtme daneze.
“Rajoni i Skane-s, i cili përfshin qytetin e tretë më të madh të Suedisë, Malmo, ka nivele mjaft të ulta të infeksionit për të lejuar udhëtimin”, deklaroi Ministria.
Megjithatë, shumica e Suedisë mbetet ende e ndaluar, pasi infeksionet janë më të larta se niveli i pranuar, më shumë se 20 infektime të reja për 100 000 banorë në javë.
Danimarka i mbylli kufijtë e saj në mes të marsit, si pjesë e masave për të kufizuar përhapjen e virusit, por gradualisht ka lehtësuar kufizimet për shumë vende europiane./ /ervo/























