Ballina Bota

MOSKË – Rusia miraton rishikimin e kushtetutës

MOSKË, 1 korrik /ATSH-AFP/ – Rusia miratoi sot rishikimin e gjerë kushtetues, që autorizon presidentin rus, Vladimir Putin, të qëndrojë në Kremlin deri në vitin 2036, një referendum i kritikuar nga opozita që e sheh atë si një manovër për të përjetësuar kontrollin e tij mbi vendin.

Rusët e votuan me 74,1% këtë bllok ndryshimesh, të cilat përveç çeshtjes së mandateve të presidentit në detyrë, përfshijnë edhe parimet e tij konservatore në Kushtetutë, sipas rezultateve që lidhen me gati 30% të vendvotimeve të shpërndara në territorin e madh rus dhe i lëshuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pjesëmarrja ishte rreth 65%.

Votimi, i planifikuar fillimisht për në prill, u shty për shkak të pandemisë COVID-19.

Për të shmangur turmat e tepërta në qendrat e votimit, ai u realizua gjatë një jave./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLaguna e Kune Vainit/ Destinacioni turistik, më lehtësisht i aksesueshëm falë ndërtimit të infrastrukturës së munguar prej vitesh
Artikulli tjetërMiratohet në parim traktati i ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së