Ballina Bota

AUSTRALI – Plan kombëtar për luftën kundër sulmeve kibernetike

SIDNEJ, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Australia zbuloi sot një plan të gjerë destinuar luftës kundër sulmeve kibernetike, disa ditë pas njoftimit nga qeveria për një sulm të përmasave të mëdha kundër sistemeve informatike të vendit, të realizuara nga një “aktor shtetëror” që mendohet të jetë Kina.

Kryeministri, Scott Morrison dhe qeveria e tij njoftuan se vendi do t’i kushtojë 1,35 miliardë dollarë australianë (825 milion euro) shtesë sigurisë kibernetike për 10 vitet e ardhshme, një rritje prej rreth 10% të buxhetit për këtë periudhë duke e çuar në 15 miliardë dollarë australianë (9,16 miliardë euro) në total.

Shumica e këtyre fondeve të reja do të krijojnë 500 vende pune shtesë në shërbimin e specializuar të inteligjencës “Australian Signals Directorate”.

Më 19 qershor, kryeministri konfirmoi se vendi kishte qenë shënjestra e një sulmi të gjerë kibernetik nga një “aktor shtetëror”, i cili kishte në shënjestër sistemet kompjuterike të qeverisë, administratave dhe kompanive./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRegjimi i ri fiskal për operacionet hidrokarbure/Sigurohet përfitim më i madh për vendin nga burimet, pa dekurajuar investitorët
Artikulli tjetërKuvendi voton më 30 korrik për ndryshim ose jo të sistemit zgjedhor