Ballina Bota

RUSI – Video-konferencë Putin-Macron për krizat globale

MOSKË, 25 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidentët e Rusisë dhe Francës, përkatësisht Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron, do të diskutojnë nesër përmes një video-konference mbi marrëdhëniet bilaterale dhe situatën e krizës në botë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Le të fillojmë nga fakti se krerët e shteteve do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi marrëdhëniet bilaterale ruso-franceze’’, theksoi zëdhënësi.

Peskov ka saktësuar se video-konferenca do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar situatat e krizave në Ukrainë, Siri dhe Libi.

“Diskutimi është gjithashtu i mundur për tema të tjera për të cilat të dy palët e gjykojnë të nevojshme të flasin”, shtoi Peskov./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni turistik/ Pastrohet nga mbetjet pylli i Kosanit pranë Liqenit të Shkodrës
Artikulli tjetërPërfundimi i gjendjes së fatkeqësisë/ Kthehet në normalitet procesi i prokurimeve