VJENË, 22 qershor /ATSH-DPA/ – SHBA-ja dhe Rusia do të diskutojnë sot në një takim në Vjenë lidhur me kontrollin e armëve, tetë muaj para përfundimit të një marrëveshjeje të rëndësishme të armëve bërthamore.
Marrëveshja ”Starti i ri”, që ka qenë në fuqi për një dekadë, por do të përfundojë në shkurt, është aktualisht marrëveshja e fundit për kontrollin e armëve bërthamore midis SHBA-së dhe Rusisë.
Marrëveshja e re kufizon numrin e raketave bërthamore në 800 dhe të kokave bërthamore në 1 550.
SHBA është shprehur se marrëveshjet e saj bilaterale të kontrollit të armëve me Rusinë janë vjetëruar dhe dëshiron që Kina të përfshihet në çdo marrëveshje të ardhshme mbi armët bërthamore, edhe pse Pekini ka theksuar vazhdimisht se nuk ka interes të bashkohet.
Një ekspert rus i sigurisë, Dmitry Suslov, deklaroi përpara takimit të së hënës se SHBA duket se nuk ka gjasa të zgjasë marrëveshjen ”Starti i ri” pa përfshirë Kinën./ /sara/












