NJU JORK, 17 qershor /ATSH-AA/ – ”US Open” do të mbahet me dyer të mbyllura dhe me protokolle sigurie në muajin gusht, njoftoi në Twitter guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.
“USTA ( enti i organizimit) do të marrë masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur lojtarët dhe stafin, duke përfshirë testime të rrepta, pastrime shtesë, hapësira shtesë në dhomat e zhveshjes, dhe akomodim dhe transport të dedikuar”, theksoi Cuomo.
Guvernatori shtoi se turneu do të luhet pa spektatorë nga 31 gushti deri më 13 shtator./ /os/











