FUTBOLL – Finalja e Kupës së Gjermanisë me 1 000 tifozë

BERLIN, 17 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Fritz Keller po mendon të lejojë afro 1 000 tifozë që të marrin pjesë në finalen e Kupës së Gjermanisë më 4 korrik.

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich do të ndeshet me Bayer Leverkusen në Stadiumin Olimpik të Berlinit.

Ndeshjet e Bundesligës po luhen pa tifozë për shkak të krizës së koronavirusit.

“Eventet deri në 1 000 persona lejohen në Berlin. Nëse autoritetet ”po” ne mund ta zhvillojmë ndeshjen me 1 000 tifozë”, tha Keller. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.