Ballina Bota

GJERMANI – Çaktivizohet një bombë e LIIB

ERFURT, 11 qërshor /ATSH-DPA/ – Në qendër të qytetit Nordhausen u çaktivizua një bombë e Luftës së Dytë Botërore, njoftoi këshilli i qytetit.

Pajisja e pashpërthyer u zbulua dje në mëngjes.

Çdokush brenda 500 metrave nga vendi i zbulimit të bombës duhej të largohej nga zona deri në orën 15:00 GMT.

Sipas një zëdhënësi të qytetit, u evakuuan rreth 7 000 qytetarë, duke përfshirë edhe banorët e një azili.

Sipas informacioneve, bomba e pashpërthyer ishte bombë ajrore e SHBA-së./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – OBSH: Studime të tjera janë të nevojshme për asimptomatikët
Artikulli tjetërBRUKSEL- BE: Të hapen kufijtë për vendet e Ballkanit Perëndimor