TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dega Gjirokastër ka kryer sot 80 monitorime në subjekte të ndryshme dhe institucione arsimore.
“Në mënyrë më të detajuar në bashkitë e qarkut Gjirokastër janë kryer monitorime në 1 spital, 1 institucione arsimore, 35 Bar-kafe/Restorant/Fast Food, 5 parukeri/berberana, 21 Tregtim produktesh ushqimore, 3 Furrë buke/Pastiçeri/Byrektore, 7 Tregtim produktesh jo ushqimore, 3 farmaci, 4 Zyrë pagesash”, – theksoi ISHSH.
Sipas ISHSH-së, nga monitorimi në spital u konstatua se personeli ishte i pajisur me maska, doreza dhe dezinfektantë; ishin vendosur posterat e COVID-19 dhe shenjat e largësisë; në hyrje ishin vendosur dezinfektantë; tualetet ishin të pastërta dhe me ujë të rrjedhshëm, si dhe të pajisura me detergjentët përkatës; nuk kishte grumbullime të pacientëve.
“Po ashtu nga monitorimi subjekteve u konstatua se ishin të pajisura me lejen e ushtrimit të aktivitetit; kishin afishuar protokollet përkatëse dhe posterat; respektohej distancimi social; punonjësit kishin masa mbrojtëse etj”, – tha ISHSH./k.s//a.a/r.e/























