Ballina Bota

BERLIN – Hetim për terrorizëm pas kërcënimit ndaj myslimanëve gjermanë

HANOVER, 8 qershor /ATSH-DPA/ – Një 21-vjeçar nga qyteti gjerman Hildesheim po përballet me hetime, pasi kërcënoi në një forum në internet se do të vriste myslimanë gjermanë, njoftuan prokurorët federale.

”I dyshuari u frymëzua nga sulmuesi i xhamisë ‘Christchurch’ dhe iu referua të shtënave në mars 2019 në Zelandën e Re, ku u vranë 51 persona”, deklaruan prokurorët në qytetin verior, Celle.

”Në banesën e tij u gjetën armë si dhe dosje me përmbajtje ekstremiste”, shtuan ata.

Sipas një deklarate, kërcënimi në internet është bërë më 29 maj.

Megjithatë, i akuzuari mendohet se ka marrë në konsideratë një sulm me viktima masive, me qëllimin për të gjeneruar vëmendjen e medieve në të gjithë botën./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzeu Historik dhe Etnografik në Krujë ul çmimet e biletave për sezonin e verës
Artikulli tjetërVetingu/ KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj